FOTO/ Modelja seksi akuzon Ronaldon për përdhunim, tregon historinë si ka ndodhur

Problemet nuk po i ndahen ish-lojtarit të Manchester United, Cristiano Ronaldo. Pak ditë më parë në gjykatë është dorëzuar një dosje nga një modele e cila e akuzon 33-vjeçarin për përdhunim.

Kathryn Mayorga, e cila aktualisht është mësuese, por në periudhën në fjalë aspironte për modele, ka treguar se Cristiano ka abuzuar me të në suitën e një hoteli në Las Vegas.

“Unë i thoja vazhdimisht të më lëshonte, por ai nuk e bëri. Pasi gjithçka mbaroi ai më tha: ‘më fal, zakonisht jam më i sjellshëm”, - ka rrëfyer Kathryn. Vetë futbollisti ka dhënë një deklaratë pas këtij lajmi duke mohuar gjithçka.