VIDEO/ Sarp jep lajmin e mirë, ja çfarë do ndodhë me serialin e njohur ‘I infiltruari’

Aktori turk Çagatay Ulusoy, është kthyer në një nga të preferuarit e shqiptarëve, sidomos i femrave. Ulusoy u bë i njohur në vendin tonë, me rolin e Sarp në serialin turk “I infiltruari”, i cili ka arritur të gozhdojë përpara ekranit shumë njerëz.

Mirëpo ky sukses nuk është lënë pa vëmendje, pasi gjiganti mediatik i filmave dhe serialeve “Netflix” do e transmetojë në platformën e tij. Lajmin e ka dhënë vetë Sarp, i cili ka postuar një video në instagramin e tij, ku lajmëron edhe shfaqen e serialit në këtë platformë.

“Tani fillon pjesa më ekzaltuese. Një falenderim të madh për të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij projekti”, shkruan ai bashkangjitur videos promo.