Federata Italiane merr vendimin për Serie B, ja si do të funksionojë

Komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit ka bërë zyrtare vendimin e saj në lidhje me ankimimin për ndryshimin e formulës së funksionimit të Serie B.

Kështu, skuadra si Pro Veceli, Siena, Catania, Novara, Ternana nuk do të kenë mundësinë që të luajnë në Serie B.

Ato kishin bërë dhe ankimimin për vendimin e parë të Federatës Italiane dhe ky ankimim është refuzuar duke e vazhduar kampionatin me 19 skuadra.

Ndërsa vlen të theksohet se ky vendim nuk apelohet më, pasi është marrë me konfirmimin e Gjykatës Federale, që do të thotë se skuadrat nuk mund t’i drejtohen më gjykatave.