Edi Rama, nën presion të jashtëzakonshëm, reagon sërish në twitter
Kryeministri Rama është vënë nën presion të jashtëzakonshëm pas skandalit të shpërthyer këto ditë që nga dëshmia e oficerit të policisë Emiljano Nuhu. Kjo duket qartë nga komentet e shpeshta që po bën në rrjetet sociale që prej dy ditësh.
Ai ka komentuar sërish akuzat e opozitës dhe opinionit public, sipas të cilëve arrestimi I djalit të deputetit është thjeshtë fasadë.
Rama po I trembet postimeve në facebook, nga frika e reagimit të qytetarëve dhe për të shmangur një gjë të tillë, të gjitha postimet për rastin e Xh. Malokut po I bën në rrjetin social twitter.
Ja reagimi I tij pas akuzave për arrestim fasadë të djalit të deputetit të partisë së tij
"Arrestim fasadë"!Ja dhe një prurje e re e jashtënxjerrjes politike mbi vajzën e kthyer në mish për topat e dëshpërimit opozitar! Domethënës sulmi ndaj prokurorisë: Gratë prokurore s'janë as gra, as nëna, as vajza po bashkëpunëtore të krimit [????] Mjerë kush i beson këta të paudhë