FOTO/ Stërvitja e Tiranës, Ze Maria i pranishëm: Ja çfarë kam folur me presidentin...

Tirana do të nis stërvitjen në kuadër të takimit që do të luaj me Kastriotin. Në qendrën stërvitore ka mbërritur edhe trajneri Ze Maria, edhe pse me vonesë.

Për “Panorana Sport”, braziliani është shprehur se kishte një takim me presidentin Halili.

“ Kam folur me presidentin për të sqaruar disa gjëra. Më duhet të stërvis tani”, ishte prononcimi i tij i shkurtër duke nxituar për në dhomat e zhveshjes. Më pas trajneri i ka thirrur gjithë futbollistët në një mbledhje në dhomat e zhveshjes, ku kanë dalë jashtë fizioterapistët e ekipit bardheblu.