‘Xhisiela’/ Flet deputeti i PS Rahman Rraja: Nuk bëhem prokuror i djalit tim!

Pas akuzave publike dhe denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu se djali i tij e ka kërcënuar për të fshehur përdhunimin e Xhisiela Malokut, deputeti Rahman Rraja ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’. Ai pretendon se nuk ka bërë presion ndaj policisë.

Deputeti Rraja tha se nuk do të bëhej prokuror I djalit të tij, tashmë të arrestuar për dhunwn e ushtruar ndaj Xhisiela Malokut.

Ja reagimi i deputetit socialist Rahman Rraja

Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:

1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.

3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.

4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.