Barcelonën e pret ‘ferri’, ja 5 përballjet e frikshme gjatë muajit tetor

Barcelona është duke kaluar në një krizë të vogël pasi në 3 ndeshjet e  fundit ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

Por katalanasit gjatë muajit tetor e presin 5 përballje të vështira.

Ndeshja e radhës është Tottenhami, e cila do të zhvillohet në “Wembley” në kuadër të fazës së Grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj do të ndeshet me Vlanecian, Sevillan dhe në “El Clasicon” e madhe kundër Real Madridit.

Më pas më 24 tetor, Barcelona do të përballet me Interin në ndeshjen e rëndësishme për Champions League.