‘Injoron’ Skënderbeun, Foto Strakosha: Ky klub fiton kampionatin shqiptar!

Foto Strakosha ka treguar disa “sekrete” të profesionit dhe i ka dhënë disa këshilla djalit të tij që luan te Lacio, Tomasit.

Në një rrëfim për mikrofonat e “Supersportit”, ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka dhënë mendimin e tij se kush mund ta fitojë Kategorinë Superiore.

Kategoria Superiore, si e shikoni ecurinë e Partizanit ?

“Është për të ardhur keq kur emra si Dinamo, Partizani apo Vllaznia të mungojnë nga kampionati shqiptar. Për Dinamon është një histori e dhimbshme, jo vetëm për mua, por edhe për kundërshtarët tani. Partizani këtë sezon po tregon vlera pozitive dhe se dëshiron të shpallet kampion. Shpresoj të kenë vazhdimësi. Do të kisha dëshirë dhe ndonjë qytet tjetër jashtë Tiranës, për shembull Flamurtari, shpresoj që ndoshta ata ta fitojnë”