Bllokada, flet sheiku Al Thani: Katari mund të durojë përgjithmonë

Në komentin e tij të fundit mbi krizën e Gjirit, Ministri i Jashtëm i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani-gjatë një konferencë shtypi në Nju Jork-tha se ‘Katari mund të durojë (bllokadën e imponuar ndaj tij) edhe përgjithmonë, por duhet të merremi me sfidat në rajonin tonë para se të flasim në mënyrë tendencioze, sepse diplomacia është komunikim dhe bashkëveprim.

Ky është qëndrimi i Katarit….

Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen apo pas një viti. Për më tepër, nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë pas pesë, dhjetë vjet apo pesëmbëdhjetë vitesh’ – theksoi ai.

Ministri i Jashtëm i Katarit shtoi se ‘Kriza aktuale e Gjirit është një provë e vërtetë për besueshmërinë e Aleancës Strategjike në Lindjen e Mesme të cilën po përpiqen ta ndërtojnë Shtetet e Bashkuara. Kjo Aleancë e Re nuk ka për të qenë e suksesshme nëse nuk zgjidhen më parë mosmarrëveshjet mes shteteve që do të përbëjnë këtë Aleancë, bazuar mbi koncepte themelore të sigurisë’ tha ai, duke paralajmëruar rrezikun e vdekjes së kësaj iniciative që në djep.

Komentet e kryediplomatit katarian erdhën në përgjigje të deklaratës së Ministrit të Jashtëm Saudit Adel al-Jubeir në lidhje me krizën e Gjirit gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku tha se Arabia Saudite mund ta presë Katarin edhe dhjetë vjet ose 15 vjet, në kuadër të asaj që ai e quajti ‘përpjekje e vendosur dhe e vazhdueshme e Arabisë Saudite në luftën kundër terrorizmit’, dhe pretendoi se vendi i tij së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin vendosën ta bojkotojnë Katarin sepse mbështet terrorizmin dhe strehon ekstremistët.

Ministri i Jashtëm i Katarit i bëri komentet e tij pas pjesëmarrjes në një takim që organizoi Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo të premten e kaluar, me homologët e tij nga vendet e Gjirit (GCC), Egjipti dhe Jordania. Ky ishte dhe takimi i parë i këtij lloji me praninë e ministrave të jashtëm të GCC që nga shpërthimi i krizës së Gjirit.

Në këtë kuadër, Al Thani ‘Përgëzojmë Uashingtonin që mblodhi bashkë anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, gjë që nuk kishte ndodhur që prej fillimt të krizës’. Ai vuri në dukje se Uashingtoni ka konfirmuar disa herë vullnetin për të parë një Këshill të unifikuar në rajonin e Gjirit, por deri më tani nuk patur asnjë zhvillim në këtë drejtim, dhe i bëri thirrje shteteve të bllokadës të anulojnë veprimet e tyre të paligjshme kundër Katarit.

Ndërsa Departamenti i Shtetit të SHBA-së, e vlerësoi këtë takim si të ‘frytshëm’, dhe shtoi se të pranishmit ranë dakord të formojnë një aleancë strategjike në Lindjen e Mesme të bazuar në një Këshill të unifikuar të Gjirit, për të arritur sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për çështjet e Lindjes së Mesme, e konsideroi takimin e Pompeos me homologët e tij të GCC-së, Egjiptit dhe Jordanisë, një parapërgatitje për samitin që pritet të mbahet janarin e ardhshëm mes SHBA-ve dhe vendete të Gjirit, duke theksuar se kriza aktuale e Gjirit nuk i shërben sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Ekstremizmi fetar

Nga ana e tij, Sekretari i dytë i Misionit të Katarit në Kombet e Bashkuara Talal Al Khalifa, tha se terrorizmi ka gjetur terren në ekstremizmin fetar të shfrytëzuar nga Arabia Saudite për të arritur objektiva politike në disa rrethana të caktuara.

Si përgjigje ndaj fjalimit të Ministrit të Jashtëm Saudit Adel al-Jubeir, diplomati katarian tha se politizimi i termit ‘terrorizëm’ nga ana e Arabisë Saudite nisur nga interesat e saj të ngushta, ka arritur deri në përdorimin e këtij termi si akuzë për çdokënd që ka një mendim ndryshe nga Arabia Saudite.

Burimi: Al Jazeera