FOTO/ Ermali dhe Ami publikojnë pamje nga festa madhështore e ditëlindjes së djalit të tyre Joelit

Për çiftin e njohur të showbizit shqiptar Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska dita që lamë pas ishte një nga më të bukurat pasi djali i tyre Joel feston 5-vjetorin e lindjes.

Përmes një feste shumë të bukur me temë  nga “Galaksia”, si Ami ashtu edhe Ermali kanë publikuar foto mjaft të ëmbla familjare. 

Në këto foto shohim edhe të voglën e tyre Sia, e cila duket mjaft e rritur, ndonëse prindërit e saj janë kujdesur të mos i ekspozojnë ende fytyrën në rrjete sociale.