Babai shqiptar rreh dy vajzat e tij, arrestohet

Në ndryshim nga autoritetet e Shqipërisë, policia kosovare është shumë më e ndjeshme ndaj rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Për një kohë një burrë nga Gjakova kishte qëndruar në qendrën e paraburgimit i akuzuar për dhunë në familje. Por ndaj të njëjtit gjykata kishte lëshuar vendim duke ia caktuar masën mbrojtëse.

Por pavarësisht kësaj, ky person sipas policisë së Kosovës prap e ka përsëritur veprën e dhunës duke i sulmuar fizikisht të dy vajzat e tija.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjakovë 30.09.2018 - 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën mbrojtëse të lëshuar nga Gjykata dhe në shtëpi ka sulmuar fizikisht dy vajzat. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.