Berlusconi gati të rikthejë lojtarin e madh te klubi i Monzas

Ish-ylli i Milanit dhe Brazilit Kaka thuhet se është kërkuar që të luajë si futbollist te klubi i ri i Silvio Berlusconit Monza, që militon në Serie C.

Gazetat spanjolle shkruajnë se Kaka mund t’i rikthehet futbollit aktiv dhe të luajë për klubin e Monzas.

Dhe duket se 36-vjeçari është duke shqyrtuar ofertën dhe rikthimin.

Berlusconi ishte president i Milanit kur e transferoi brazilianin në vitin 2003, ai arriti ta fitojë Scudetton, Topin e Artë dhe Ligën e  Kampionëve, dhe konsiderohet si legjendë e klubit italian ku në 307 paraqitje i ka shënuar 104 gola dhe i ka bërë 65 asistime.

Kaka e mbylli karrierën si futbollist dhjetorin e vitit të kaluar por sot po përflitet një rikthim i mundshëm i tij.