Iku si dështak nga Milani, ja çfarë thotë Gattuso për sulmuesin që po ‘çmend’ Spanjën

Gennaro Gattuso ka dhënë një intervistë pas fitores kundër Sassuolos 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të në Serie A.

Mbrëmë strategu italian luajti pa sulmuesin kryesor dhe u detyruar të luajë me Castillejon, pasi Gonzalo Higuain ishte i dëmtuar dhe Patrick Cutrone nuk ishte i gatshëm.

Ndërkohë Gattuso është pyetur për largimin e Andre Silvas në drejtim të Sevillas gjatë verës.

 “Andre Silva nuk dëshiroi të qëndrojë, kështu kur e dëgjova këtë, e dija se nuk mund ta bindësh dhe nuk mundja t’ia premtoja 20 ose 30 ndeshje. Nuk kisha dyshim që është një sulmues i madh, mirëpo askush nuk e largoi Andre Silvan. Ai dëshiroi të largohej”, ka thënë Gattuso.

Kujtojmë që Silva po shkëlqen me Sevillan duke shënuar 7 gola në La Liga.