Identifikohet autori i vrasjes në Dibër, që i mori jetën 25-vjeçarit

Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Dibër, ku 25 vjeçari I.Z ka humbur jetën pasi është goditur disa herë me thikë. Policia tha se e ka identifikuar si Aleksandër Balla 23 vjeç. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një zënke të çastit.

Njoftimi paraprak i Policisë menjëherë pas vrasjes:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë e mundur zbardhja e  vrasjes së shtetasit I. Z në njësinë administrative  Arras.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar shtetasin Aleksandër Balla 23 vjeç , banues në fshatin Muhur.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes por nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Forca të shumta të Policisë po kryejnë kontrolle në ambjente, banesa e ne automjete për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit