SHBA ‘sundon’ Botën edhe në basketboll për femra, Australia s’e përballon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë pritshmëritë, triumfojnë 56-73 ndaj Australisë dhe shpallen kampione të Botës për herë të 10-të në histori dhe të 8-ën në 11 edicionet e fundit në basketboll për femra.

Finalja e zhvilluar në Tenerife të Spanjës, ku u zhvillua ky turne, nuk pati shumë histori.

Amerikanet e nisën me 2 trepikësha radhazi, duke shënuar një rezultat fillestar 0-10, ndërsa periodën e parë e mbyllën në epërsi 15:20.

Edhe gjatë periodës së dytë dominimi i SHBA-ve ishte i dukshëm, me pjesën e parë që përfundoi 27-35.

Gjatë periodës së tretë i krijua hendeku më i madh në këtë finale me +23 pikë, teksa tabela elektronike tregonte rezultatin 38-61.

Basketbollistet amerikane e ulën ndjeshëm ritmin gjatë periodës së katërt, duke fituar në fund me 17 pikë diferencë, 56-73.

Lojtarja më e mirë e turneut u shpall amerikania Stewart. Në finalen për vendin e tretë Spanja 67-60 me Belgjikën.