Drejtuesi i Partizanit: Ja pse e mundim Tiranën në derbi

Drejtori  i Akademisë së Futbollit Partizani, Genc Tomorri, i ftuar në studion e "Fair Play nga Enkeleida Zeko" thekson se çelësi i suksesit të Partizanit në derbi është përgatitja dhe menaxhimi i ekipit.

Përgatitje dhe ia lejmë Tiranës që ta mposhtë Partizanin. Ne jemi gjithmonë përpara tyre me përgatitjet. E kemi gjetur çelësin e fitores në derbin kundër Tiranës. Megjithatë nuk e kemi fituar kampionatin. Është shumë herët të flasim. Ekipi po bën mirë në këto 4-5 javët e fundit. Duhet të presim deri në maj që të shpresojmë titullin”, deklaroi drejtuesi i klubit të kuq.