Ja si do të jetë koha nesër

Gjatë ditës së nesërme, e Hënë 1 Tetor, meteorologët parashikojnë mot të kthjellët në vendin tonë në pjesën e parë të ditës, ndërsa p[pasdite pritet të ketë dhe reshje lokale shiu në zonat malore.

Ja parashikimi për nesër i motit:

MOTI NE VIJIM: të hënën moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; mundësi për shira të dobët në ekstremin Juglindor të vendit. E marta sjell shtim të vranësirave dhe shira të dobët në Veri por mundësi për rrebeshe të përkohshme në Qendër – Jug; stuhitë dhe rrebeshet lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut – Jonit. E mërkura dhe e enjtja paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ndërsa shirat mbeten në horizontin e fundjavës…..

Temperaturat vijojnë lehtësisht mbi vlerat tipike të vjeshtës si në mëngjes dhe mesditë thuajse gjatë gjithë javës ndërsa vlerat ekstremale do të luhaten nga 7°C më e ulëta gjatë orëve të para të ditës deri mbi 28°C, maksimumi në zonat e Ultësirës Perëndimore.

Përgjithësisht, muaji tetor do të sjellë periudha 6 – 7 ditore të ngrohta të ndërprera këto me intervale 3-4 ditore me mot të ftohtë.