Rama akuza opozitës, nuk e përmend sërish djalin e deputetit

Kryeministri Edi Rama, pasi heshti për disa muaj me radhë, por edhe pas daljes së skandalit në dritë pas denoncimit të nënkomisarit Emiljano Nuhu ai sërish nuk foli, ndërsa sot pas ndalimit të djalit të deputetit, ai ka reaguar dy herë brenda ditës.

Edhe këtë herëë Rama ka sulmuar sërish opozitën, por sërish në asnjë fjali nuk e përmend djalin e deputetit Rrahman Rrahja, i akuzuar për përdhunim.

Ja çfarë shkruan Rama:

E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar????Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë.Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë????Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin #eGjithëVëmendjapërVajzën