Merr flakë makina në mes të Tiranës, qytetarët në panik. Detajet

Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e tabakëve në kryeqytet.

Makina ka qenë në ecje gjatë momentit që ka marrë flakë, shkak besohet se është bërë një defekt elektrik.

Makina është e tipit ‘Benz A Class’. Ndërkohë që flakët në makinë kanë krijuar panik tek qytetarët.