Vizita e Thaçit në Ujman, Sveçla: Donte të linte në hije protesten e VV

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka komentuar vizitën e djeshme të presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit, pikërisht në ditën e protestës së organizuar nga VV për rrëzimin e tij.

Sveçla thotë se janë dy skenarë për ekskursionin e tij atje. Sipas tij, njëri ka të bëjë me “marrëveshjen me Vuçiqin për t’i marrë leje” dhe e dyta “të rrezikoj jetën e policëve të Kosovës vetëm për t’iu siguruar vetes këtë cirk”.

Ja postimi i plotë:

Hashim Thaçi edhe dje tregoi se sa i rrezikshëm është për Kosovën si dhe policinë e saj.
S'do mend se qëllimi i vizitës së tij në Ujman dje ishte që të linte në hije protestën masive të qytetarëve kundër tij. 
Këtë ekskursion atje ka mund ta realizojë përmes dy skenarëve:
- të bëjë marrëveshje me Vuçiqin duke i marrë leje atij;
- të rrezikojë jetën e policëve të Kosovës vetëm për t'i siguruar vetes këtë cirk.