FOTO/ Alarm në det, fundoset një peshkarexhë në Seman

Një anije peshkimi është fundosur në ujërat e bregdetit të Semanit mbrëmjen e së shtunës.

Shkak mendohet të jetë bërë një defekt në strukturën e mjetit lundrues.

Në bord ndodheshin 3 persona, të cilët u evakuuan në mjete të rojes bregdetare.

Anija e llojit peshkarexhë ishte nisur nga Durrësi për peshkim.

Pasi mbërritën në ujërat e Semanit, peshkatarët kërkuan ndihmë nga roja bregdetare e Durrësit duke deklaruar se ndodheshin në vështirësi.

Mbeten të paqarta shkaqet e fundosjes së mjetit lundrues në një mot të kthjellët dhe me dallgë detare vetëm 3 ballë.