Kapet me 9 kg hashash me vete, në shtëpi i gjejnë ….arrestohet. Emri

Policia ka kapur në flagrancë 29 vjeçarin Saimir Kroi banues në Maliq me 11 kg marijuanë.

Kroi kishte mbështjellë me qese plasmasi 9 kg drogë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe 2 kg.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar perona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Ja njoftimi i plotë i poliocisë

Goditet një rast i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Sekuestrohet rreth 11 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale, nga Sektori për Hetimin e Krimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë është goditur një tjetër rast në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Saimir Kroi, 29 vjeç, banues në fshatin Vreshtas-Maliq.

Shtetasi i mësipërm është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Vreshtas, me një qese plasmasi të madhe, brenda së cilës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej:

9 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, sasi kjo e ndarë në pako.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet një sasi tjetër me peshë 2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Po punohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale bazur në nenin 283 të Kodit Penal.