Deklarata e Ramës për rastin ‘Xhisiela’, Paloka: Legeni Kryeminister foli

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për ngjarjen në Fushë-Krujë.

Përmes një statusi në Facebook, Paloka thekson se Rama dje nuk zhgënjeu, pasi pranoi që vajza, Xhisiela Maloku, e cila denoncoi djalin e deputeti të PS-së, po ridhunohej.

Reagimi i plotë i Edi Palokës në Facebook:

Ja pra dhe legeni kryeminister foli dje.

Prape nuk zhgenjeu !

Pranoi se vajza eshte dhunuar kur deklaroi se ate po “e ridhunojne” dhe...

Kercenoi se nuk do ti ndahet kemba kembes “horrit” , nenkomisarit te policise qe denoncoi perdhunimin .

Sulmoi “derrat” ; opoziten dhe disa nga mediat qe denoncojne faktin se perdhunuesi me mbrojtjen e “rilindjes”, vazhdon te bredh i lire .

Sot 

Nga Rinasi, prane Fushe-Krujes, mori charterin e tij, nga postoi dhe video per shetitjen e rradhes ne Stamboll. Ne video , bashke me Ramen , duken disa familjare me vajzat e tyre adoleshente...

Felliqsire !