VIDEO/ ‘Çmenduria’ e rradhës nga Ibrahimovic, ja si e shënoi golin e 20 në MLS

Zlatan Ibrahumovic e ka shënuar golin e 20-të për LA Galaxy në MLS, pasi realizoi dy herë në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Vancouver Whitecaps të shtunën mbrëma.

Ibrahimovic e hapi serinë e golave nga pika e bardhë pas vetëm pesë minutave lojë dhe e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij pak para se akrepat të shënonin një orë lojë.

Për sulmuesin suedez ky ishte goli i 20-të 24 paraqitje për LA Galaxy në MLS.

Fitorja e mbrëmshme e mban Galaxyn në garë për playoff në këtë ligë.