Interi merr 3 pikët e radhas, pas fitores ja ku pozicionohet në Serie A

Inter ka marrë fitoren e tretë radhazi në Serie A duke e mposhtur Cagliarin në ‘San Siro’.

Skuadra e trajnerit Luciano Spalletti ka bërë detyrën në shtëpi, arritur fitore me rezultatin 2-0 ndaj Cagliarit në ndeshjen e javës së shtatë në Serie A.

Golat për zikaltrit i shënuan Laurtaro Martinez (12’) dhe Politano (89’).

Me këtë fitore, Inter pozicionohet në vendin e katërt me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Spalit.