Dhuroi dy asiste, kjo është nota e mrekullueshme për Ronaldon, ja më i dobëti

Juventusi ka triumfuar në derbin e javës së shtatë në Serie A, duke e mposhtur Napolin me rezultatin 3-1, ndërsa Ronaldo nuk shënoi por shkëlqeu duke dhuruar 2 asiste.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në këtë derbit, kur Mertens realizoi në fillim të ndeshjes.

Juventusi përmbysi gjithçka, me dy gola të shënuara nga Mandzukic dhe një nga Bonucci.

Pas ndeshjes Ronaldo u shpall lojtari i dytë më i mirë duke marrë notën 8.7, ndërsa Hysaj u vlerësua me notën e ulët 5.7, shkruan SYRI.net.

Ja notat e lojtarëve: