Burri që fjeti me 6000 femra, vdes duke bërë seks

Një kazanovë italian ka vdekur në moshën 63-vjeçare, ndërsa ishte duke pasur marrëdhënie seksuale.

Maurizio Zanfanti, pretendoi se ka fjetur me 6000 femra, pasi u bë i famshëm si një promovues i klubit të natës, shkruar “Nypost”.

Ai ishte duke kryer marrëdhënie me një turiste nga Rumania në një makinë, kur pësoi atak fatal në zemër.

Gruaja e shokuar telefonoi urgjencë, por Zanfanti nuk arriti të shpëtojë.

Media lokale tha, se kjo është mënyra, se si burri, që dikur njihej si “dashnori më i mirë i Italisë”, do të donte të vdiste.

”Zanza vdiq duke bërë atë, që dinte bënte më së miri – duke dashuruar gratë”, tha një gazetë italiane e Bolonjës.