Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit njerëzor, ja sa fitonin për çdo klandestin

Eduard Merkaj drejtor i Policisë Kriminale, doli sot në një konferencë shtypi, ku publikoi rezultatet e goditjes së një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të qenieve njerëzore, nga Shqipëria, në vendet e ndryshme të Europës, SHBA-së dhe Kanadasë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.

Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.