Noka reagon ashpër ndaj Ramës: Horr je ti, e lat Xhisielën në mëshirë të dhunuesit të saj! Ta rrëzojmë sa nuk është vonë

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklarimeve të sotme të Kryeministrit Rama rreth ngjarjes së rëndë me Xhisiela Malokun dhe dëshmisë së oficerit të policisë Emiljani Nuhu.

Noka shkruan se “Horr je ti dhe shpura jote që Xhisielën, megjithëse të dhunuar, e latë në mëshirën e banditit”.

Deputeti opozitar thekson ndër të tjera se cdo ditë e humbur është faturë për shoqërinë tonë, ta rrëzojmë sa nuk është vonë, mbyll komentin e tij Flamur Noka.

Ja postimi i plotë i tij

Edvin! Horr nuk mund te jete polici qe beri detyren dhe per kete arsye u kercenua nga banditet e pushtetit me vdekje dhe u “internua” nga krimi qe ti e ke vesh me pushtet policor dhe perfaqesojne kupolen e policise sot.

.Horr je ti dhe gjithe shpura jote qe Xhesilen megjithese te dhunuar dhe te perdhunuar e late ne meshire te banditit dhe nuk i dolet zot ne emer te shtetit dhe ligjit qe fatkeqesisht perfaqesoni .Horr je ti dhe shpura jote pasi e “perdhunuat” per se dyti duke ja fshehur krimin e perdhunimit dhe zgjodhet te mbroni perdhunuesin i cili bredh i lumtur dhe lirshem rrugeve sikur te kishte bere heroizem e jo perdhunim..

E “perdhunuat “edhe per se treti kur perdhuni dhe te terrorizuar e moret nga shpia dhe e nxoret ne nji nga kazanet e tua mediatike per te akuzuar te gjithe ata qe u tmerruan nga krimi e ngriten zerin per drejtesi dhe e detyruat per te mbrojtur kriminelin , perdhunuesin dhe pushtetin e tuaj te krimit..\

Pse sot nuk eshte para drejtesise perdhunuesi??Pse viktima sot e kesaj dite nuk ka gjetur drejtesi nga “drejtesia jote e re”por Xhesila dergjet ne meshire te fatit e terrorizuar dhe e strukur??Ta them une pse??Se kemi nji shtet horrash qe mbron vetem horrat, e drejtohet nga horrat .Nuk eshte rastesi Edvin qe ky pushteti yt eshte i mbushur gjithandej me horra ,perdhunues ,vrases, trafikant droge,.etj etj Nuk eshte e rastesi qe ti qeveris me ta dhe me ata ndjehesh mire e jo me qytaret e thjeshte e te ndershem te ketj vendi ..Sepse ti ne vetvete je vet horr .Ndaj ke ngrit nje pushtet horrash .E pushteti i horrave duhet shembur nje dite e me pare qe ky vend te mund te kete nje shtet qe drejtohet nga shtetar dhe qe i sherben se drejtes dhe qytetareve .

Cdo dite e humbur eshte fature e rende per te ardhmen e shoqerise sone ..Ta rrezojme sa nuk eshte vone .....