Disa këshilla në Ditën e Zemrës

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës organizojnë ditën botërore të zemrës.

Dita Botërore e zemrës mbahen në nivel global çdo vit të dielën e fundit të muajit shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sëmundjet kardiovaskulare, në Shqipëri,shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë si shkak i të gjitha vdekjeve,ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut.

Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore.

Ka shumë lloje të ndryshme të sëmundjeve që mund të japin ose goditje në zemër ose goditje në tru dhe për lehtësi i ndajmë këto sëmundje në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejtë në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.

Duke qënë se sëmundjet kardiovaskulare,në shumicën e tyre,lidhen ngushtësisht me faktorët e stilit të jetesës të cilët janë të modifikueshëm,të trajtueshëm dhe të kontrollueshëm ,atëhere apeli bëhet për të nxitur marrjen e masave për të shpëtuar njerëzit jetën e tyre,duke bërë vetëm disa ndryshime,të cilat mund të ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru:,si inkurajim për ushqim të shëndetshëm, inkurajim për kryerje të aktivitetit fizik,shmangien e përdorimit të duhanit dhekontrollin e rregullt të presionit të gjakut.