Guardiola: Sterlingu është një djalosh special dhe ... shumë i rrezikshëm

Pep Guardiola mendon se Rahemm Sterlignu është rritur mjaftë në këtë stinor, dhe i ka të gjitha aftësitë për të qenë një toplojtar.

Sterlingu gjithmonë ka qenë një lojtar me potencial, siç shihet edhe kur u bë lojtar startues dhe i rregullt që nga mosha 17-vjeçare, mirëpo deri më tani nuk ka arritur deri në nivelet më të larta.

Mirëpo trajneri i tij e ka vlerësuar shumë anësorin anglez.

“Mendoj se ai tani është shumë i pjekur se sa në stinorin e kaluar. Më pëlqen”, ka thënë Guardiola.

“Mendoj se ai beson më shumë në veten, se sa në stinorin e kaluar. Raheemi është një djalosh special, dhe kur ai luan mbrapa sulmuesve është shumë i rrezikshëm.

“Ai është një talent shumë, shumë i madh dhe shpresoj që do t’i fitojë minutat. Ai e meriton të luajë”.