VIDEO/ Thaçi për herë të parë në veri të Kosovës, vizitë në liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare Bërnjak

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në këto momente është duke zhvilluar një vizitë në veri të Kosovës. Thaçi aktualisht është duke qëndruar në pikën kufitare me Serbinë, në Bërnjak. Pas Bërnjakut, lajmi.net merr vesh, se Presidenti do të vizitojë edhe liqenin e Ujmanit.

Kjo është hera e parë që një President i vendit shkon në pjesën më veriore të Kosovës. Në veri për të ofruar siguri për presidenti janë parë 6 automjete të Policisë Speciale të Kosovës janë parë të stacionuara afër fshatit Koshtovë që gjendet afër komunës veriore të Zubin Potokut.

Gjithashtu, siç raportoi kallxo.com, rreth 60 forca të njësive speciale janë të pranishme aty. Nga ana tjetër mediat serbe raportojnë se njësitet e policisë speciale kanë hyrë në Zubin Potok. Sipas RTS, e cila raporton bazuar në deklaratat e përfaqësuesve të pushtetit lokal, forcat e njësive speciale të Policisë kanë hyrë në Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit në Zubin Potok./Lajmi net.