Boateng luan për Sassuolo por zemra i rreh akoma për ...

Kevin-Prince Boateng e ka konfirmuar dashurinë e tij për Milanin dhe ka thënë se nuk do të festojë nëse shënon në ndeshjen e së dielës mes Sassuolos dhe Milanit.

Ganezi ishte pjesë e Milanit, ku kaloi kohën e tij më të mirë si futbollist, në 114 paraqitje ai i shënoi 18 gola dhe fitoi titullin e Serie A-së në vitin 2011.. 

“Milani është skuadra, të cilën e përkrahi dhe e dua ende. Nëse shënoi kundër tyre, unë nuk do të festoj, pasi kam shumë respekt për ato ngjyra”, ka thënë Boateng.

“Doja të vija në Itali dhe të jem afër qytetit të Milanit, ku mund të shkoj dhe të jetoj me gruan time Melissa Sattan dhe djalin tim Maddoxin pasi të terhiqem”.