Si ndryshojnë gjërat: Dita kur Courtois derdhi lot për fitoren ndaj Realit

Portieri belg, do të luajë derbin e parë të Madridit në fanellën e ‘Los Blancos’, kundër ish skuadrës së tij, Atletico Madrid.

Mediet në Spanjë raportojnë se trajneri Julen Lopetegui ka zgjedhur Thibaut Courtois si titullar në derbin kundër skuadrës së Diego Simeone, që luhet ditën e shtunë, ora 20:45.

Edhe pse Thibaut Courtois pas prezantimit si lojtar i Real Madridit ka deklaruar se ka realizuar ëndrrën me këtë transferim, në të kaluarën gjërat janë dukur ndryshe.

Ishte viti 2013 kur belgu si 21 vjeçar mbronte portën e Atleticos, dhe nuk mund të ndalonte së qari për fitoren kundër Real Madridit në Superkupën e Evropës.

Tani ai duhet ta lërë pas atë moment pasi të shtunën do të kthehet në të njëjtin stadium, por me fanellën e ekipit tjetër.