VIDEO/ Bayern mposhtet nga Hertha e Berlinit

Bajerni i Mynihut ka pësuar humbjen e parë në gjashtë javët e para në kampionatin gjerman, ku janë mposhtur me rezultatin 2-0 në fushën e Herta Berlinit. (Ibisevic 23′, Duda 44′)

Duket se bavarezët e kanë një rival për këtë sezon dhe nuk është as Dortmundi, as Lajpcigu dhe as Shalke, por është pikërisht skuadra e Herta Berlin.

Këta të fundit kanë një ecuri shumë të ngjashme me kampionët në fuqi të Gjermanisë, pasi të dyja skuadrat në 6 javë, kanë 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Përveçse ndajnë edhe një numër pikësh të barabartë, të dyja ekipet kanë thuajse edhe golavarazh të njëjtë, por Bajerni mbetet në krye edhe pas kësaj humbjeje.