Presidenti i Partizanit, Demi: Fitorja për Leon e vogël, u prehtë në paqe!

Në një prononcim të shkurtër pas derbit, presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka qenë mjaft entuziast, por ka qëndruar në një linjë me trajnerin Gega, duke shmangur presionin e titullit.

“Rëndësi ka që ishte ndeshje e bukur, ekipi fitoi me meritë. te jem i sinqertë ishte një fitore për atë djaloshin, Leo, që ti prihet shpirti në paqe. Për sa i përket titullit atë e ka Skënderbeu, premio lojtarët kanë pasur gjithmonë”, u shpreh presidenti Demi.