Të pret shkarkimi? Ja çfarë thotë trajneri i Tiranës pas humbjes në derbi

Trajneri i Tiranës, Ze Maria tha pas humbjes në derbin kundër Partizanit se e ardhmja e tij është gjithmonë në rrezik dhe se skuadra e tij nuk e meritonte të fitonte, por as të humbte në atë mënyrë.

"Nuk di çfarë ndodh në Shqipëri! Sa herë humb Tirana shkarkoni trajnerin. Nëse më pyesni pas çdo ndeshjeje gjithmonë, unë përgjigjem njëlloj. Sa herë humbet je gjithmonë në rrezik, ndaj është gjithmonë e njëjta. Duhet të mendojmë, analizojmë ndeshjen, të analizojmë gabimet. Për këtë flas unë”, theksoi ai.

Ecuria negative e Tiranës, a rrezikon trajneri?

Mund të them që edhe para 2 sezonesh, skuadra ka bërë një start negativ. Nuk di ç’të them për të ardhmen, do të shohim.

A i keni lojtarët e duhur për të bërë lojën që kërkoni?

Për sa i përket ndeshjes, kishim vetëm 1 pikëpyetje, Oduamadin. Ndoshta unë mund të kem parë ndonjë ndeshje. Nuk pash ndonjë pritje nga Lika. Tashmë është gjithçka e mbyllur. Deri në janar do të vazhdojmë me këta futbollist. Nuk kam çfarë them, do të vazhdojmë punën.

Një skuadër që nuk funksionon sipas filozofisë suaj. Ju thatë do mendoheni pas kësaj humbje. Do shikoni pozicionin tuaj, apo do mendoheni për të ndryshuar diçka?

Nuk e kuptoj përse gjithmonë kjo pyetje në Shqipëri. Një humbje dhe gjithmonë pyetja nëse do ta rishikoj pozicionin tim. Nëse ekipi fiton, është mirë, nëse humbet, duhet menduar për të ndryshuar diçka. Gjërat që kam diskutuar janë në lidhje m