Partizani fiton derbin, por shikoni si ndryshon renditja e Superligës

Partizani ka fituar 1-0 derbin kryeqytetas ndaj Tiranës dhe në këtë mënyrë ka marrë provizorisht kryesimin e Superligës Shqiptare.

Të kuqtë triumfuan falë golit nga Mala i cili në minutën e 21’ shfrytëzoi në maksimum një asist perfekt të Asanit.

90 minutat në përgjithësi u dominuan nga skuadra e Skënder Gegës që ishte më e saktë duke administruar avantazhin.

Partizani kryeson Superligën me me 13 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Skënderbeu që përballet të shtunën kundër Teutës.

Ndërsa e treta pozicionohet Kukësi me 10 pikë.