Giggs: Këto 3 skuadra janë favorite për titullin në Premier League

Manchester City, Liverpool dhe Chelsea do të luftojnë për titullin në Premier League.

Kështu ka thënë legjenda e Manchester United, Ryan Giggs.

 “Duket se Manchester City do të ketë rival Liverpoolin për titull, por nuk mund të anashkalojmë edhe Chelsea, sepse janë duke luajtur mirë”, ka deklaruar Giggs për mediet në Angli

Manchester City sezoin që lamë pas pati një fushatë të jashtëzakonshme, duke shkuar mbi 100 pikë e duke shënuar mbi 100 gola.