VIDEO/ Ndërpritet ndeshja Tirana-Partizani, ja çfarë po ndodh në derbin e 'zjarrtë'

Fishekzjarrë, tension dhe agresivitet mes dy tifozerive problematike, që ndodhen ngjitur në tribuna.

Ultrasit e Partizanit dhe ata të Tiranës janë shumë afër në vendosjen në stadium dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë që të mos ketë degjenerim të situatës.

Dy persona janë shoqëruar nga disa efektivë të policisë dhe situata po qetësohet me kalimin e minutave.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak të pranisë së fishekzjarrëve në fushën e blertë.