VIDEO/ Kalojnë 15 minuta lojë, e pabesueshme çfarë rasti humb Tirana

Kanë kaluar 15 minuta lojë në derbin kryeqytetas ndërmjet Tiranës dhe Partizanit.

Sfida ende nuk është zhbllokuar por rastin e artë e pati Edon Hasani, por mesfushori nuk gjuan saktë me kokë.

Sfida vijon të mbetet në barazinm 0-0.

Komenti i ndeshjes:

12′ Pranë golit Tirana me Edon Hasani, por mesfushori nuk gjuan saktë me kokë.

11′ Maveje provon me një gjuatje nga distanca, por topi shkon larg kuadratit.

9′ Mala provon të hedh një top të rrezikshëm në zonë, por nuk ndodhet askush.

4′ Partizani provon të avantacojë përpara me Asanin, por del Ilion Lika, i cili kontrollon topin.

3′ Telushi provon me një gjuatje nga distanca, por tërësisht e gabuar, topi përfundon mbi kuadrat.

2’ Blazhevski lëshon shkëndijën e parë me një gjuajtje në hyrje të zonës, pa gjetur kuadratin.