VIDEO/ Ndizet derbi në rrugë, shkelma dhe grushte mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës

Tifozët e Partizanit, kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit, për t’iu drejtuar stadiumit “Selman Stërmasit”.

Ata shoqërohen nga forca të shumta të policisë, teksa nuk mungon atmosfera elektrizuese dhe koret e shumta thumbuese ndaj rivalëve.

Nuk kanë munguar as përplasjet në rrugët e Tiranës, teksa tifozët e kuq janë provokuar dhe kanë sulmuar afro 20 tifozë bardheblu. Kjo përplasje ka ndodhur pikërish në vendin ku u sulmua para 3 vitesh autobusi i Partizanit.  Duhej ndërhyrja e policisë që situata të normalizohej.

Pamjet janë publikuar nga ‘panorama sport’: