Do mbushet stadiumi plot, shiten të gjithë biletat para derbit, Tirana - Partizani

Derbi i këtij sezoni duket shumë i rëndësishëm, aq sa ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm për biletat, pasi janë shitur dhe tashmë nuk ka më në treg asnjë biletë!

Tribuna, si edhe raporton klubi bardheblu ka 3 ditë që ka përfunduar, ndërsa, pak minuta më parë është shitur edhe bileta  e 8100, aq sa është edhe kapaciteti i stadiumit “Selman Stërmasi”.

Kështu, për ata tifozë që kanë shkuar pak minuta më parë pranë sporteleve ku edhe shiten biletat e derbit, kanë mbetur të zhgënjyer sepse ata kanë marrë një përgjigje negative dhe nuk kanë gjetur bileta për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës.