Armando Cungu para duelit me Luftëtarin: Kukësi luan vetëm për fitore...

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu dhe mesfushori Vesel Limaj folën para mediave në konferencën zyrtare para ndeshjes kundër Luftëtarit.

Tekniku shkodran theksoi se skuadra e tij futet në fushë vetëm për fitore.

Dueli ndërmjet Kukësit dhe Luftëtarit do të luhet ditën e shtunë në orë 15:45 te stadiumi “Elbasan Arena”.

Ndeshja me Luftëtarin?

Së pari, rëndësi ka rezultati dhe fitorja. Kukësi në çdo përballje hyn për të marrë fitore dhe kështu do të bëjë edhe këtë takim. E respektojmë kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten tonë. Besojmë se do të dalim me fitore nga ky takim.

Musolli na mungon dhe në aspektin e zhvillimit të lojës është lojtar shume i rëndësishëm dhe padyshim mungesë e rëndësishme. I uroj shumë fat për operacionin që ka sot dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Jam i kënaqur me kontributin e Musollit dhe te djemve siç jam edhe për Limajn.

Ndeshja me Kamzën?

Nuk është e vërtetë që na ka vënë në vështirësi Kamza. Në dy ndeshjet e para nuk kemi bërë lojë të mirë, por gjithsesi shpresoj që të ketë edhe më shumë përmirësime. Këto javët e fundit kanë qenë shumë pozitive për Kukësin, që na dhanë edhe qetësinë. është një ekip në rritje.

Në qoftë se do të rregullojmë diçka, është finalizimi i aksioneve. Luftëtari është nën presion e pikëve. Ka humbur shumë në startin e tij. 
Që në fillim të sezonit, nuk na ka trembur asnjë kundërshtar dhe do të bëjmë maksimumin për të fituar nesër. Unë kam kërkuar shumë seriozitet pasi nuk ka pse Kukësi si t’i gëzohet pikëve të marra sepse duhen marrë pikë çdo ndeshje. Duhet te jesh gjithmonë serioz.

Kundër Orikumit ishte një test për lojtarët që zbritën në fushën e lojës pasi çdo kundërshtar në fillim është modest pasi, nuk është në maksimumin e tij këtë fazë. Dëshira është shumë e madhe, por duhet edhe kontigjenti i plotë pa dëmtimin e Musollit dhe Rrumbullakut
Mungesa e Musollit ishte e shpejtë për ne, mua më intereson për të fituar ndeshjen e radhës.

Kam një kontigjent lojtarësh dhe kam për të futur në lojë ato që janë më të mirë. Se si do të shkojnë situatat, është pjesë që mund të japin lojtarë për t’u caktuar”, u shpreh Cungu.

Vesel Limaj foli para mediave:

“Jemi përgatitur mirë dhe besoj se nesër do të marrim tri pikët e radhës. Normalisht, na mungon një futbollist si Musolli pasi është lojtar me shumë kualitet. 
Unë personalisht jam i gatshëm që të marr përsipër çdo përgjegjësi. Këtu, luhet futbolli më shumë në aspektin fizik, ndërsa në Gjermani luhet më shumë me teknikë, por gjithsesi kualiteti është i mirë”- tha Limaj.