FOTO/ Informimi i qytetarëve nga Bashkia, Tirana barazohet me Kamzën, kryeson Shkodra

Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP, ka matur për të tretin vit radhazi nivelin e implementimit të ligjit të se drejtës për informim nga 61 bashkitë e Shqipërisë.

Monitorimi 2018 sugjeron se niveli i implementimit te infrastrukturës zbatuese të ligjit 119/2014 është rritur në masë 86,2%, duke konsoliduar përfundimisht makanizmin zbatues në nivel të qeverisjes vendore. Kjo është një rritje me rreth 15 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Në vlerësimin e vitit 2016, niveli i implementimit të të infrastrukturës zbatuese ishte vetëm 31% kurse në 2017-ën shkoi në shkoi 71%. Kjo rritje e qëndrueshme e mekanizmit mundësues, që përbehet nga personeli i posaçëm si dhe nga infrastruktura onlinë, është një sinjal pozitiv që reflekton përpjekjet e serioze që janë deri më sot në këtë drejtim si nga shoqëria civile ashtu edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, INFOCIP konstaton se të gjitha bashkitë e Shqipërisë kanë tashmë të caktuar në strukturat e punonjësve të tyre koordinatore të së drejtës për informim që janë personat përgjegjës si ligjërisht ashtu dhe administrativisht për dhënien e informacionit public palëve të interesuara. Po ashtu, bashkitë, falë edhe mbështetjes së dhënë nga donator të rëndësishëm kanë arritur që brenda vitit 2018 të publikojmë plotësisht online vendimmarrjen e tyre.

Grafiku me poshte ofron një paraqitje te thjeshtuar te progresit te arritur ne vitin 2018 nga te 61 bashkitë e Shqiperisë të marra së bashku, krahasuar respektibisht me vitin 2016 dhe 2017 për të pesë komponentët që mat indeksi i INFOCIP.

Në bazë të pikëve të grumbulluar në secilin prej këtyre 5 treguesve, bashkitë renditen në një tabelë të veçantë. Për të lehtësuar kuptimin nga Media dhe nga publiku të të dhënave, INFOCIP ka krijuar një sistem pikëzimi nga 1 deri në 10.

Bashkitë me ‘notat’ më të lartë në Vlerësimin e 2018 janë Korca me 10 pikë, e ndjekur nga Shkodra me 9.9 pikë dhe e pasuar nga Tirana, Kamza, Lezha dhe Gramshi me nga 9.6 pikë. Krahasuar me një vit më parë, bashkia Korcë ka përmirësuar ende më shumë treguesit e saj, ndërkohë që bashkia Shkodër ka vijuar të mbajë të njëjtin pikëavarazh. Në vendin e tretë, Bashkisë Tiranë këtë vit i janë bashkuar edhe tre bashki të tjera, të cilat kanë përmirësuar treguesit e tyre në një kohë që vetë Bashkia Tiranë i ka rrezuar ato 0.3 pikë krahasuar me nëj vit më parë.

Tabela bashkalidhur kësaj përmbledhje ekzekutive, përfaqëson vlerësimin me nota nga 1-10 të të 61 bashkive të vendit, sipas kritereve metodologjike që ka përdorur INFOÇIP. Poshtë notës 4 në vitin 2018 qëndrojnë vetëm 7 bashki, krahasuar me 23 bashki në vitin 2017. Arsyeja kryesore për këtë vlerësim ka të bëjë me mungesën infrastrukturës online, që përbën edhe kusht parësor për të përmbushur konform ligjit kërkesat për dhenien e informacionit pa kërkesë.

Ndërkohë, mbi notën 8 janë të renditura 23 bashki, krahasuar me 20 bashki në 2017, apo vetëm 5 bashki në vitin 2016. Mbi notën 9 janë të pozicionuara 10 bashki, të cilat përfaqësojnë edhe kategorinë top-10 për vitin 2018.