Nuk rikuperohet nga dëmtimi, ylli i Realit humb derbin me Atleticon

Marcelo do ta humbasë ndeshjen ndaj rivalit të Atletico Madridit, pasi mori një dëmtim në kofshë në ndeshjen kundër Sevillas, që do ta lërë atë jashtë fushave për dy javë.

Testimet nga mjekët e Real Madridit kanë thënë se rikthimi i tij do të varet nga progresi i tij.

Përveç ndeshjes ndaj Atletico Madridit, braziliani pritet ta humbasë edhe ndeshjen CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve dhe atë në La Liga kundër Alavesit.

Julen Lopetegui, të cilit do t’i mungojë edhe Isco, ka marrë lajme të mira me rikthimin e Carvajalit dhe Odriozolas.