Ironia e përfaqësuesit nga shoqëria civile: Ja si kërkuan njohje të Kosovës në OKB Thaçi, Haradinaj dhe Pacolli…..

Agron Demi nga shoqëria civile, ka thënë se Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm në OKB kërkuan nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, që të na njohin, por secili në mënyra të ndryshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kryeministri kërkoi të na njohin me kufijtë aktual, presidenti kërkoi të na njohin me kufijtë e korrigjuar, ndërsa ministri i jashtëm kërkoi të na njohin pa kufij.

Sipas Demit, protesta e nesërme duhet të jetë e çdo qytetari që refuzon të nëpërkëmbet nga këta injorantë të rrezikshëm.

Ja postimi i tij i plotë në facebook:

Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në OKB kërkuan nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të na njohin:
1. Kryeministri: na njihni në kufijtë aktual, për ruajtjen e të cilëve unë nuk jam duke u angazhu, ngase kam punë më të rëndësishme se sa integriteti territorial i vendit që unë e qeveris;

2. Presidenti: na njihni me kufijtë e korigjuar, ngase kur e kemi shpallur pavarësinë kemi gabu që e kemi mar një pjesë territorit;

3. Ministri i Punëve të Jashtme: na njihni pa kufij, ngase shqiptarët dhe serbët nuk kanë pasur kurrë probleme dhe nuk duhet të ketë kufij mes nesh.

Andaj, protesta e nesërme duhet të jetë protestë e çdo qytetari i cili refuzon të nëpërkëmbet nga këta injorantë të rrezikshëm.