Partizani bën ‘gol’ para derbit

Në një ditë të rëndësishme si kjo e derbit, te Partizani “përforcohen” edhe në aspektin e drejtimit të klubit.

Bëhet fjalë për sponsorin e përgjithshëm të klubit të kuq.

Siç shkruan vetë klubi i Partizanit në një postim në Facebook, deri në fund të sezonit, kompania “MCN” do të jetë sponsori i përgjithshëm i ekipit.

Kontrata me këtë kompani do të jetë deri në fund të sezonit, me opsion zgjatjen edhe për më tej.