FOTO/ Olti Curri zbulon se kush e ka mësuar të flas shqip blogeren e njohur Chiara Ferragni

Ditën e djeshmë qarkulloi me shpejtësi në rrjete sociale  një video ku blogerja e famshme  Chiara Ferragni teksa ushqente të birin dëgjohej ti fliste dhe shqip.

 Pasi vogëlushi kishte ngrënë, blogerja dëgjohej që e përgëzonte në italisht ndërsa nga ana tjetër , në fund të videos, shumë shqiptarë (po të shihni edhe në fotot e postuara nga Olti Curri) shprehen se e kanë dëgjuar Chiarën të thotë “shumë mirë” në gjuhën shqipe, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ajo ka thënë “pak a shumë” në italisht, por tingëllon e ngjashme me fjalën shqipe.

Rreth kësaj ngjarje, zbulimet më funny i ka bërë pikërisht Olti Curri teksa ka organizuar një poll në Instagramin e tij.

Në foton e postuar Olti shkruan: “Zbulohet kush i mësoi shqip Chiara Ferragnit... ajo është Dua Lipa”, cilëson blogeri në komentin që i ka dërguar një fans.