Tension në Holandë, parandalohet sulmi terrorist, 8 të arrestuar

Policia holandeze ka parandaluar një sulm të madh terrorist, ku autorët do të përdornin mitroloza, eksplozivë dhe bomba, theksoi një prokuror publik në Roterdam.

Nuk u dhanë detaje mbi planet e terroristëve, por prokurorët thanë se të dyshuarit donin të shkaktonin shumë viktima në një ngjarje të madhe.

“Një celulë terroriste u çaktivizua”, theksoi ministri holandez i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus.

Shtatë vetë u arrestuan në mbrëmjen e vonë nga një njësi antiterroriste në Arnhem afër kufirit gjerman. Rreth 400 forca të policisë morën pjesë në operacion.

‘’Një 34-vjeçar nga Iraku është në qendër të grupit dhe të dyshuarit e tjerë janë të moshës 21-34 vjeç”, tha prokurori publik.